Na vjen keq zonja: Derdhja e parakohshme është normale

E publikuar: 05/11/2015 23:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për shumë meshkuj, por edhe për partneret e tyre, derdhja e parakohshme është një problem.

Por duket se diçka e tillë është krejt normale, ndaj djema, boll u ndjetë në faj.

Dy shkencëtarë të njohur kanë vendosur të merren me këtë çështje, duke theksuar se derdhja e parakohshme është një biznes prej miliona dollarësh.

Shumë njerëz shfrytëzojnë këtë ankth të meshkujve, për të bërë një dorë të mirë me para nga ata djem, teknika seksuale e të cilëve është më shumë sprint se një maratonë.

Por shkencëtarët, në një studim të publikuar në një revistë shumë të njohur shkencore, thonë se kjo çështje nuk duhet trajtuar më si një ‘keqfunksionim seksual mashkullor’.

“Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se derdhja e parakohshme nuk zhvlerëson derdhjen dhe orgazmën. Kjo është normale tek meshkujt, sidomos gjatë kontakteve të para seksuale”, shkruan Dr. Vincenzo Puppo.

Sipas tij, meshkujt duhet të mësojnë të kontrollojnë veten me kalimin e moshës dhe duke përdorur edhe disa teknika.

“Meshkujt, sidomos adoleshentët, duhet të kuptojnë se cili është reagimi i tyre seksual. Këtë mund ta bëjnë gjatë masturbimit, ku mund të ushtrohet kontrolli i derdhjes pa pasur nevojë për ilaçe”.

Në studim thuhet se nuk është e provuar që femrat kalojnë orgazma vaginale.