Na prij o Gjergj, veç kthej tabelat”, Osmani i “Stupcave” tallet me Gjergj Dedajn

E publikuar: 17/01/2022 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Osman Azemi, aktori i grupit humoristik “Stupcat”, është tallur me ish-ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedajn.

Azemi, me anë të një postimi në Instagram-in e tij, ka shfrytëzuar frazën e famshme “Na prij o Gjergj” për heroin kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, për të ironizuar me Dedajn.

“Na prij o Gjergj,veq kthej tabelat!”, ka shkruar Azemi në një postim në llogarinë e tij.

Reagimi tij vjen pasi Dedaj tha se nuk do t’ua kthejë targat diplomatike institucioneve, pas shkarkimit të tij nga pozita e ambasadorit.

“Unë kam regjistrim dhe tabelat diplomatike personale private d.m.th te kerrit tem privat dhe ato nuk kthehen sepse ato i kam pagu unë edhe regjistrimin te gjitha i kom pagu personalisht nuk kam marr nga buxheti i shtetit asnjë cent”, deklaroi ai.