Pak javë pas ndërhyrjes estetike që bëri në hundë, ish-banorja e Big Brother, vijon të publikojë foto në Instagram.
Ajo nuk e fshehu aspak që po bënte ndërhyrje, madje publikoi edhe foto nga salla e operacionit. Por pas ndryshimeve estetike, duket se personave që e ndjekin në rrjetin social nuk u ka pëlqyer shumë përfundimi.
Disa prej tyre shkruajnë se ndërhyrjet estetike e bëjnë të duket njësoj me të gjitha femrat e tjera që i janë nënshtruar operacioneve. ” Bukuria nuk ka këtë lloj forme..na e shpifët ju karikatura…të gjitha një turi”, shkruan njëra nga fanset.



















