Gold AG ka prekur me fjalët dedikuar aktorit, Adem Mikullovci.
Dita e sotme filloi me një lajm të trishtë, atë për ndarjen nga jeta, të aktorit Adem Mikullovci.
Mikullovci iku nga kjo jetë, për të lënë gjurmë të mëdha, veprat e tij të pashlyeshme, do t’i kujtojnë brezat e ardhshëm.
Telegrame ngushëllimi për vdekjen e Mikullovcit, kanë shkruar edhe shumë prej artistëve, përfshirë edhe reperin Gold AG, i cili thotë se ai ishte i pazëvendësueshëm.
“Zoti të mëshiroftë i pazëvendësueshmi i artit shqiptarë. Qofsh i xhenetit e na bo hallall që të lam pas dore e sot të thurrim lavde të gjithë”, ka shkruar reperi.