MySpace, një prej rrjeteve të para sociale online, ka kërkuar falje pas një transferim serveri kishte shkaktuar humbje të mëdha të të dhënave.
Një mesazh në uebsajt publikuar ditën e sotme thotë se “çdo foto, video dhe audio” ngarkuar përpara tre vitesh mund të mos jetë më e disponueshme.
Disa muaj më parë ka pasur ankesa se lidhjet e disa këngëve nuk funksiononin. Platforma humbi popullaritetin vitet e fundit. Themeluar në 2003 platforma arriti popullaritet të madh pak vite më vonë ndërsa sot është një hije e vetvetes.
Në 2006 ishte sajti më i vizituar në SHBA duke mundur edhe vetë Google.
Shërben si një platformë popullor për shpërndarjen e muzikë. Kompania tha se humbja mund të jetë afro 50 milion këngë të 14 milion artistëve.
MySpace u ble nga NewsCorp në 2005 për 580 milion dollarë. U shit në 2011 për 35 milionë dollarë tek firma e reklamimit Specific Media.
Ndërsa sot nuk është ai lojtari kryesorë në industrinë e media social, disa njerëz ende e përdornin si një arkivë. /PCWorld Albanian