Dëgjimi i tingujve të qetë dhe meditues para se t’ju zë gjumi rritë ndryshueshmërinë e ritmit të zemrës. Kjo definohet si koha në mes të rrahjeve të zemrës dhe tregon aftësinë e zemrës që të ndryshoje shpejtësinë e pompimit të gjakut si përgjigje ndaj rrezikut apo periudhave të relaksit.
Studimet paraprake kanë treguar se ndryshueshmëria e ulët e ritmit të zemrës rritë rrezikun për të pësuar sulm në zemër për 45%.
Mjeku Naresh Sen nga India ka thënë se dëgjimi i muzikës relaksuese para gjumit është terapi e thjeshtë dhe nuk ju bën dëm.


















