Muzika shqiptare mbas “Gjurmëve”

E publikuar: 30/12/2015 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pallati i Kongreseve në Tiranë, ka kumbue mbramë nga tingujt e muzikës së rock-grupit “Gjurmët”, të cilët me pjesëmarrjen e Orkestrës Sinfonike të RTSH’s, u rikthyen në skenën muzikore mbas 3 dekadash.

Ashtu si ishte paralajmrue, “Gjurmët” u rikthyen me miq.  

Elina Duni, Juliana Pasha, Linda Lee Hopkins, Bojken Lako, Dritro Nikçi, Vjoleta Zefi, Mc Kresha e  Taste 2, Xuxi,  janë vetëm disa nga artistat që performuen kangët e Gjurmëve, të përcjellun nga duertrokitjet e mbi 3 mijë të pranishmëve në sallë.    

Publiku i pushtuem nga nostalgjia nuk mundi me ndejtë ulun kur “Era”, “Nji grusht qershi”, “Mendoja çdo gja merr fund pa ty” e tingujt e kangëve të tjera të viteve të 80’ta mbretnonin në sallën ma të madhe të kryeqytetit shqiptar.   

Bik Ndoja, kangetari i muzikës qytetare shkodrane, i cili u nda nga jeta para do dite, u nderue me duertokitje për kontributin e dhanë në muzikën shqiptare.

Të pranishëm ishin edhe kryetarët e dy kryeqyteteve, Shpend Ahmeti nga Prishtina dhe Erion Veliaj nga Tirana, të cilët u ngjitën në skenë për me performue bashkë me “Gjurmët” hitin e pavdekshëm “Në tren për Perzeren”.   

/rrokum.tv/