Liqeni Yangcheng në Kinë, ka kushte të përkryera për jetesën e gaforreve dhe prej aty nxirren mijëra tonelata me këto gjallesa të ujërave.
Për këtë arsye, është zgjedhur që të ndërtohet një muze me tri kate, që ngjanë me një gaforre që është vendase dhe gjendet me shumicë në atë zonë, transmeton Telegrafi.
Objekti i lartë 16 metra, do të ketë 273 metra katrorë hapësirë të brendshme, që do të shfrytëzohet si muze dhe për vendosjen e akuariumeve për këto krijesa.
Ende nuk ka filluar puna brenda, ndërsa gjithçka ka përfunduar sa i përket pjesës së jashtme, ku ndodhen tetë këmbë nga metali që nuk ndryshket, që janë të gjata nga 75 metra. /Telegrafi/