Vetëm katër muaj pas ndarjes nga jeta e Dr Florit, fansat kanë mundësi të “lidhen” me të në një tjetër mënyrë.
Në Tiranë është hapur një “muze” për këngëtarin e ndjerë, ku njerëzit mund të gjejmë shumë gjëra që i lidhin me këngëtarin si libra, fotografi, tekste këngësh.
Në muze në fakt është shndërruar studioja muzikore ku kishte punuar ai, “Dr. Flori Studio”, e cila është ngritur me iniciativën e familjarëve dhe të kishës “Rilindja”.
Studioja-muze do të jetë e hapur jo vetëm për ta vizituar por ajo do të mund të shfrytëzohet edhe nga të rinjtë që duan të realizojnë ëndrrën e tyre dhe të bëhen këngëtarë.
Më shumë detaje për këtë iniciativë mund të gjeni në videon në vazhdim, ku i ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel” flet vëllai i Dr Florit, Alban Kondi./Telegrafi/