Mustafi vlen dyfish më shumë

E publikuar: 14/04/2015 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paraqitjet e mira të mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafi, me fanellën e Valencias në La Liga të Spanjës, ia kanë rritur atij vlerën në treg.

Vlera e Mustafit 22-vjeçar, sipas “transfermarkt.de”, është rritur në 15 milionë euro, transmeton Koha.net.

Mustafi, i cili me përfaqësuesen e Gjermanisë është shpallur kampion bote në kampionatin botëror të mbajtur vitin e kaluar në Brazil, u transferua te Valencia për tetë milionë euro nga skuadra e Sampdorias, që garon në kampionatin italian Serie A.

Me fanellën e Valencias, Mustafi ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asist në 25 paraqitje.

Me skuadrën e Valencias, Mustafi ka kontratë deri në qershor të vitit 2019.