Shkodran Mustafi vazhdon të krenohet me prejardhjen e tij shqiptare. Së fundi, gjatë prezantimit të lojtarëve për sezonin e ri në “Mestalla”, Mustafi kishte zgjedhur një këngë shqipe në momentin kur të prezantohej ai.
Valencia ka bërë një organizim madhështor në stadiumin e tij, “Mestalla”, për të prezantuar lojtarët dhe stafin para tifozëve vendas, raporton Koha.net. Të gjithë lojtarët kishin zgjedhur këngët e tyre të preferuara dhe Mustafi prezantohet me këngën “24 h” të reperit kosovar 2Ton.
Shkodran Mustafi më pas ka falënderuar të gjithë për përkrahjen përmes një postimi në rrjetin social facebook.
“Prezantimi për sezonin e ri. Faleminderit për të gjithëve për pritjen madhështore në Mestalla”, ka shkruar Mustafi.
Mustafi është kampion bote me Gjermaninë.