Shkodran Mustafi ka shënuar gol ndaj kampionit të Spanjës dhe njëkohësisht nënkampionit evropian, Atletico Madrid.
Qendërmbrojtësi shqiptar e ka barazuar rezultatin në minutën e 78-të, ndërsa vendësit kishin shënuar me Koke në minutën e 33-të, përcjell Zëri.
Ndër të tjera, kampioni botëror me Gjermaninë është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 31-të.
Madje, Mustafi ka shënuar me shqiponjën dykrenare, duke treguar se është shqiptar. /Zëri/