Mustafën s’e shqetësojnë kërcënimet e opozitës për Asociacionin e demarkacionin

E publikuar: 17/08/2015 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Isa Mustafa, nuk shqetësohet nga kërcënimet e opozitës për Asociacionin e as për demarkacionin.

Ai i tha KTV-së se askush nuk duhet të flasë me gjuhën e kërcënimit, por nëse i kanë le t’i vënë faktet mbi tavolinë.

Derisa opozita synon që si në rastin Jabllanoviq, që u shkarkua me protesta masive, të njëjtën ta arrijnë për asociacionin, Mustafa ka thënë se rasti Jabllanoviq ka qenë krejt diçka tjetër dhe se Qeveria do të mbrojë interesat e shtetit.

Por, kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, ka thënë se Asociacioni duhet të jetë shqetësim për të gjithë, jo vetëm për opozitën.

Ajo i ka bërë thirrje Qeverisë që të ketë kujdes, ndërsa nga opozita por edhe shoqëria civile t’i kërkojnë llogaridhënie të shtuar ekzekutivit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.