Kryeministri dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa gjatë fjalimit në Kuvendin e Punës së kësaj partie tha se marrëveshja e demarkacionit duhet të ratifikohet para liberalizimit.
“Sa i përket demarkacionit, kemi marrë mesazh nga Komisioni Evropian se duhet ratifikuar kjo marrëveshje para se të jetësohet liberalizimi i vizave,” tha Mustafa në Kuvendin e Punës së partisë që drejton.
Mustafa siguroi të pranishmit se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të krijohet sipas ligjeve të Kosovës