Visit of Isa Mustafa, Hashim Thaçi and Bekim Çollaku
Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, u takue me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, komisionerin e BE’s për Migrim, Çashtje të Mbrendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos dhe eurodeputetin Elmar Brok.
Në këtë takim ishin edhe zavendëskryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Integrimit Europian, Bekin Çollaku.
Tema kryesore ishte përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave dhe proceset tjera integruese europiane të Kosovës.
Kryeministri Mustafa foli për progresin në Kosovë, përkushtimin e Qeverisë në proceset integruese europiane dhe për zhvillimin ekonomik e social të vendit.
“Kosova i ka përmbush kriteret e nevojshme dhe qytetarët e Kosovës, tashma kane mbetë të vetmit në rajon që nuk kane mundësi me lëviz të lirën në vendet e BE’s. Na jemi të bindun që qytetarët e Kosovës kane me lëviz lirshëm, pa viza, në vitin 2016”, tha kryeministri Mustafa, tue kërkue mbështetje për realizimin e kësaj të drejte për qytetarët e Kosovës.