Vendimi i Listës Serbe për bojkot nuk i kontribuon zhvillimeve në vend, duke përfshirë zhvillimin ekonomik dhe zgjidhjeve tjera jetike për interesat e serbëve.
Kështu ka deklaruar kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i cili tha se Lista Serbe duhet të ulet dhe të bisedojmë për bojkot.
Këto komente, ai i bëri pas takimit me drejtorin e përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson.
“Biseduam për çështje me interes të përbashkët, si MSA-në, reformën evropiane, fushën e drejtësisë, punësimit dhe arsimit”, deklaroi Mustafa.
Mustafa dekaroi se në këtë takim është diskutuar edhe për dy çështjet e mbetura që lidhen me liberalizim, demarkacioni dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Lidhur me Ligjin për Trepçën, Mustafa tha se ky ligj është në dobi të të gjithëve, ndërsa tha se dialogu me Serbinë do të vazhdojë.

















