“Ne e favorizojmë idenë që Kosova të cilësohet në ligjet gjermane si vend i sigurt i origjinës” ka shkruar Mustafa, duke shtuar se persekutimi politik apo torturat nuk kanë ekzistuar në Ballkan, transmeton Indeksonline.
E, edhe kryeministri malazez ka mbajtur qëndrim të njëjtë sikur Mustafa për Ballkanin dhe Malin e Zi.
Në bazë të këtyre vlerësimeve të liderit kosovar dhe atij malazez, McAllister, anëtar në Partinë Kristain Demokrate (CDU) të kancelares gjermane Angela Merkel, bëri thirrje që qeveria gjermane të lëviz ngadalë drejt pozicionit të të shpallurit Kosovën dhe Malin e Zi vende të sigurta të origjinës, një status që do t’a vështirësoj qytetarëve të këtij vendi marrjen e azilit në Gjermani.