Lajmet

Mustafa: Trende pozitive në rritjen e të hyrave nga ATK

24.06.2016 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mustafa: Trende pozitive në rritjen e të hyrave nga ATK

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti, vizitoi Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ku u prit nga drejtori i përgjithshëm Sakip Imeri, me bashkëpunëtorë, bwhet e ditur përmes një komunikate.

Mustafa e ka vlerësuar se është një trend pozitiv i rritjes së të hyrave.

“Kemi trende pozitive të rritjes së të hyrave edhe tek Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, i cili grumbullohet brenda, edhe Tatimi në të Ardhurat e Korporatave, edhe Tatimi në të Ardhurat Personale. Ka ecuri të mirë edhe sa i përket implementimit të Ligjit mbi Faljen e Borxheve, ka ecuri të mira sa i përket fiskalizimit. Por, konstatuam bashkërisht se ne do të punojmë edhe më tutje këtu sa i përket veçmas fiskalizimit të njësive që merren me tregtimin e naftës dhe derivateve të saj”, është shprehur Mustafa.

Gjatë takimit është biseduar edhe lidhur me strukturimin dhe rritjen e efikasitetit.

Mustafa tha se u konstatua bashkërisht se duhet të vlerësohet performanca dhe profesionalizmi i çdo punonjësi pasi është fjala për bizneset, të cilat po bëjnë një punë shumë të rëndësishme për Kosovën, për punësimin e njerëzve.

“Ne po ashtu do të vazhdojmë së bashku me Ministrinë e Financave që të punojmë në fushën e reformave fiskale karshi kërkesave dhe nevojave që po i prezantojnë bizneset. U sigurova se ne kemi një staf të përgatitur edhe të inspektorëve, edhe të punonjësve tjerë të Administratës Tatimore, të cilët po e bëjnë dhe mund ta bëjnë punën e tyre mirë, në mënyrë ligjore, por po ashtu mund të krijojmë kushte që stafi mund të lëvizet, gjithmonë duke i respektuar të drejtat e tyre, të lëvizet vetëm në pikëpamje të krijimit të kushteve për të rritur efikasitetin e grumbullimit të të hyrave dhe për të ulur evazionin fiskal, te i cili kemi trende pozitive, sidomos në pjesën e veriut, sepse edhe atje kemi tani një fiskalizim mjaft të mirë, që matur me një pjesë tjetër të vendit, nuk ndryshon shumë në situatën e tanishme”, tha Mustafa.

Sakip Imeri, drejtor i përgjithshëm i ATK-së, theksoi partneritetin dhe përkrahjen e vazhdueshme Qeverisw për të gjitha aktivitetet e Administratës Tatimore të Kosovës.

“Jemi zotuar se për të gjitha detyrat që na obligon ligji ne do të jemi të përkushtuar dhe do t’i kryejmë detyrat për të cilat jemi të thirrur. Trendi i të hyrave është pozitiv. Është një trend i mirë i të hyrave në raport me të kaluarën në të gjitha llojet e tatimeve. Po ashtu edhe çështja e menaxhimit të stafit është një menaxhim i mirë, është një përkushtim në punë dhe një prezantim i rezultateve nga puna e gjithë tatimpagueseve që përmbushin në mënyrë vullnetare tatimet”, ka thwnw Imeri.

Gjatë konferencës për media u trajtuan edhe temat që lidhen me bashkimin e dy agjencive, ATK-së dhe Doganave, fiskalizimin e bizneseve në pjesën veriore e të tjera.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Kufoma e Mlladiq në Serbi, Çanak: S’ka dëshmi më të madhe se ajo ishte agresore, Bosnja ka të drejtë të bëjë padi për dëme lufte

Kufoma e Mlladiq në Serbi, Çanak: S’ka dëshmi më të madhe se ajo ishte agresore, Bosnja ka të drejtë të bëjë padi për dëme lufte

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore