Mustafa thotë s’është paraparë të takohen sot me Kurtin, nëse ka sinjale tregojnë

E publikuar: 26/12/2019 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pak para mbledhjes së Kryesisë ka thënë se sot s’është paraparë të mbahet ndonjë takim me Vetëvendosjen.

Ka shtuar se në rast se para seancës konstituive do të ketë ndonjë sinjal, do të publikohen detajet.

“Nuk është paraparë të ketë takim me Lëvizjen Vetëvendosje. Nëse para kuvendit do të kemi sinjale do ta publikojmë. Sot me anëtarët e kryesisë do të bëjmë përgatitje për mbledhje të Kuvendit”, tha Mustafa, raporton KTV.

09:27
LDK-ja mbledh Kryesinë në orën 10:00
Sot në orën 10:00 pritet të mblidhet Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga vet LDK-ja përmes një njoftimi, derisa nuk jepen detaje çka do të diskutohet, transmeton Koha.net.

Theksohet se detaje do të jepen pas takimit, kur nga zyra për media do të lëshohet një komunikatë.

Ndërkaq, kujtojmë se seanca e sotme konstituive pritet të nisë në orën 15:00.

Dje, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk i ka shpallur të përfunduara negociatat për qeverinë e re, por ka thënë se në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosje dhe LDK shkojnë pa marrëveshje.