Kryeministri Isa Mustafa thotë se ndryshime në kabinetin qeveritar do të ketë, por se marrëveshja PDK-LDK garanton se ministritë i takojnë secilës parti ashtu siç janë edhe tash.
Sipas tij, Ministria e Jashtme do t’i takoj PDK’së.
Mustafa foli edhe për ditën e zgjedhjes së Presidentit dhe obligimi ligjor që deputetët kanë për të qëndruar në Kuvend.
“Mendoj se z.Thaçi është zgjedh me votë të plotë me atë që parasheh Kushtetuta e Kosovës’, tha Mustafa për RTK’në.
Mustafa tha se ata që po hedhin koktej molotovi mbi ndërtesën e Qeverisë janë të njëjtit që po djegin edhe vetura.

















