Kryeministri Isa Mustafa tha se qytetarët sot tregun se duan shtet ligjor dhe jo dhunën, duke mos u përgjigjur ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje që sipas tij ishte për përmbysje të shtetit.
Mustafa me anë të një postimi në facebook premtoi se qytetarët e Kosovës shumë shpejtë do të lëvizin pa viza, por nuk tregoi nëse kjo do të bëhet tash shpejt përkundër që nuk u votua në Kuvend për demarkacion, apo pasi të ratifikohet kjo marrëveshje.
Ky është shkrimi i Isa Mustafës në facebook:
Të nderuar qytetarë,
Ju edhe sot dëshmuat dinjitetin tuaj dhe përkushtimin për shtetin. Thirrja dhe kërcënimet Lëvizjes Vetëvendosje për përmbysje të shtetit nuk gjeti përkrahjen tuaj.
U dëshmua qartë se qytetarët u besojnë institucioneve të kryejnë punën e shtetit dhe jo rrugës dhe dhunës.
Dëshiroj, po ashtu të falënderoj Policinë e Kosovës për punën e tyre në nivelin më të lartë për të mbrojtur rendin dhe qetësinë publike dhe institucionet e shtetit. Policia sot parandaloi përdorimin e mjeteve të rrezikshme në rrugë dhe në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Siguria është përgjegjësi e shtetit dhe të qytetarëve. Sot u vërtetua edhe një herë përkushtimi i përbashkët për vendin.
Qeveria do të vazhdojë me agjendën e saj evropiane dhe euroatlantike. Qytetarëve do t’ua mundësojmë të udhëtojnë pa viza. IM