Mustafa: Sjellja po kontroll parlamentar e qeverisë po shihet te nxitja e sjelljeve të ZRRE-së

E publikuar: 31/07/2025 19:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka akuzuar qeverinë në detyrë se sjellja e tyre pa kontroll parlamentar dhe pa pasur kujt t’i japin përgjegjësi, po shihen më së miri te nxitja dhe përkrahja e sjelljeve të ZRRE-së për imponimin e tregut të lirë të energjisë, përkundër vendimeve gjyqësore dhe fakteve të dëmeve të pariparueshme të sektorit privat të biznesit, raporton KosovaPress.

Në një postim në Facebook, Mustafa thotë se nuk i takojnë ZRRE-së vendimet për tregun e lirë të energjisë, siç shprehet ministrja e Ekonomisë Artan Rizvanolli, por këto vendime i takojnë respektimit të ligjeve dhe vendimeve të gjykatave, të cilat mbrojnë të drejtat e bizneseve.

“Ky ligj parasheh që të zbatohet kur krijohen rrethanat e një konkurrence në treg, në dobi të sektorit privat, jo në shkatërrim të sektorit privat. Duhet të ruhemi nga pasojat e mendësisë dhe veprimeve shkatërruese! Shtet kemi aq sa kemi ekonomi. Çfarë do të mbetet nga ky shtet nëse edhe këtë ekonomi ia shkatërrojmë?”, ka përfunduar Mustafa.