Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, teksa ka qëndruar në Lipjan të dielën në fushatën e korrje-shirjeve, ka shmangur deklarimet rreth Speciales.
Ndihmësja e sekretarit amerikan për Evropë dhe Euroazi, Victoria Nuland, sot do ta vizitojë Kosovën, por shefi i Qeverisë nuk ka parapëlqyer të përgjigjet kur është pyetur nëse kjo vizitë është një presion shtesë për themelimin e Speciales.
“Ne e kemi agjendën dhe pasi ta kryejmë agjendën do të njoftohen mediat. Unë do të takohem me Nuland”, ka thënë shkurt Mustafa. /koha/