Mustafa kur e ka përmendur titullin kryetar nderi në LDK, të cilin e mban Sejdiu, e ka futur atë në thonjëza, duke aluduar se kryetari i nderit, nuk po i bënë nder partisë.
Ai ka thënë se LDK është parti e cila meriton mburrje, ndërsa për të gjithë ata që po e kundërshtojnë procesin zgjedhor në LDK, i ka quajtur shpresë e humbur.
Sejdiut, kishte akuzuar Mustafën se po e shantazhin anëtarësinë e partisë.
Reagimi i plotë i Mustafës:
Po lexoj në portale se kinse jam përgjigjur për akuzat e z. Fatmir Sejdiu për zgjedhjet në LDK. Dua të sqaroj se përgjigja ime nuk ka të bejë me Sejdiun, sepse nuk më është shtruar pyetja për atë. Ka të beje me të gjithë ata dhe ato që e kanë humbur shpresën se mund të garojnë në një proces të rregullt dhe demokratik në LDK, (përfshirë edhe Sejdiun si Kryetar “nderi”). LDK-së nuk i bënë nder askush, nëse nuk dëshiron ta sheh ashtu si është. E sot LDK është parti që meriton të gjithë ne të mburremi me të, si anëtaresia e saj ashtu edhe qytetarët e Kosovës. LDK nuk drejtohet nga ambicjet e individëve por nga vullneti i anëtarësisë.