Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nuk do t’ia plotësojë as një kusht as Listës Serbe e as dikujt tjetër, sa i përket ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Duke paralajmëruar se shumë shpejt demarkacioni do të riprocedohet për në Kuvend, Mustafa ka thënë se do të thërras në takim përfaqësuesit e tri partive kryesore opozitare, për të diskutuar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Shefi i qeverisë pos kësaj ka shtuar se u vërtetua se kushti i liberalizimit që të ratifikohet marrëveshja për kufirin me Malin e Zi, është kusht evropian e jo i vendosur nga dikush në Kosovë.