Mustafa: Qumështarët kanë problem me aftësinë konkurruese

E publikuar: 28/09/2015 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së. Muhamet Mustafa, ka theksuar se në sektorin e qumështit duhet të rregullohet shumëcka.

Mustafa ka treguar se sot kanë pasur një mbledhje të komisionit për zhvillim ekonomik, infrastrukture, tregti dhe industri te Kuvendit te Kosovës, ku është diskutuar edhe problemi i qumështarëve, duke treguar se kanë angazhuar edhe një ekspert të pavarur dhe një organizatë për t’i identifikuar problemet.

Mustafa ka shkruar në Facebook se po ashtu qumështarët duhet ta rrisin aftësinë konkurruese dhe mos t’i shohin problemet vetëm jashtë tyre.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plot të Mustafës në Facebook

QUO VADIS – INDUSTRIA E QUMSHTIT NE KOSOVE
(Ne margjina te mbledhjes se sotme te Komisionit për zhvillim ekonomik, infrastrukture, tregti dhe industri te Kuvendit te Kosovës)

Përgjatë tri katër zezonave të kaluara verore patëm protesta deri ne derdhje te qumështit ne sheshet e kryeqytetit nga ana e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit në Kosovë. Protestat përsëriteshin dhe derdhja e qumështit përsëritej me gjithë kërkesat , dhe ankesat deri në akuza nga ky sektor.

Duke e pare rëndësinë e këtij sektori Komisioni për zhvillim ekonomik i Kuvendit të Kosovës angazhoi nje ekspert të pavarur ( Dr. Mentor Thaçi) dhe një organizatë te pavarur ( INDEP) që ne mënyrë komplekse te trajtohet pozita e këtij sektori. Mbi bazë të këtyre analizave ftuam në ballafaqim përfaqësuesit e prodhuesve , përpunuesve, ministrive , AVUK, dhe akterë të tjerë të interesuar.

Debati i sotëm tregoi se ne ketë sektor duhet rregulluar shumëçka e deri te çështjet më bazike, si për shembull sa i përmbush nevojat prodhimi vendor me qumësht dhe produkte të qumështit ? Sipas te dhënave nga MBZHR diku 80% . Kjo u kontestua nga pjesëmarrës tjerë dhe shoqatat që vlerësonin 50-60%. Vetëm kjo mospërputhje tregon për një situatë brengosëse. Sepse politikat që duhet të marrë një shtet lidhur me një sektor dallojnë shumë kur nevojat vendore përmbushen 50% apo 80%.

Gjithashtu u pa se prodhuesit vendor, si një sektor i ri kanë problem me aftësinë konkurruese dhe e neglizhojnë atë dhe gjithë problemet I shohim jashtë vetes. Mirëpo ata nuk kanë edhe mbrojtjen e duhur të konkurrencës fer, nuk kanë mbrojtje nga produktet e ndryshme që shiten me çmime dumping , nuk kanë një mbrojtje sezonale ose me taksa nga produktet me origjine bimore që shiten si substitute, bile edhe me tiketa jokorrekte. Kosova ka disa sektorë te ri industrial premtues ku mund të ndërtojë aftësi konkurruese dhe duhet të gjejë instrumente ti mbrojë nga konkurrenca jo fer dhe te rrit aftësinë e tyre konkurruese.

Kjo është frymën tregut të lire. Problem në vete janë importuesit e këtyre produkteve që shpesh here gjejnë më shumë “mirëkuptim “ se sa prodhuesit vendor në emër “të tregut të lire”. Mbledhja e sotme na ofroi mjaft të dhëna që të aprovojmë rekomandimet e duhura në Kuvend për të zhvilluar këtë sektor në interes të prodhuesve e përpunuesve të këtij sektori po gjithsesi edhe të konsumatorëve. Përndryshe sektori I prodhimit dhe përpunimit të qumështit ka një rendësi strategjike për zhvillimin e shumë sektorëve tjerë në bujqësi dhe blegtori, ndaj është koha që të merr vëmendjen e duhur.