Mustafa qorton deputetët e tij që të mos i prishë raportet me Thaçin

27.02.2016 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mustafa qorton deputetët e tij që të mos i prishë raportet me Thaçin

Isa Mustafa është i vendosur që të mos i prishë raportet me tash presidentin e zgjedhur, Hashim Thaçi. Madje ai i ka qortuar deputetët e partisë së tij që nuk votuan për Thaçin.

I pari i qeverisë i ka përgëzuar deputetët që votuan për Thaçin president, derisa nuk ka lënë pa u marrë me deputetët që nuk ishin në sallë. Por për këto fjalë të Mustafës, kanë reaguar anëtarë të partisë së tij, raporton KTV.

Vjosa Osmani ka shkruar në Facebook se deri më tani e ka kursyer kryeministrin Mustafa, për shkak të moshës së tij dhe bashkëpunimit që kanë pasur.

Mirëpo, tani sipas saj, është bërë mjaft, derisa thotë se ka një vit që ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në seancën e turpit siç është shprehur ajo.

Kurse deputeti tjetër i LDK-së Adem Salihaj në kundërpërgjigjen e tij tha se deputetët që nuk ishin në seancë, i thirri ndërgjegjja dhe zëri i elektoratit të LDK-së, të cilët, sipas tij, ishin betuar që nuk do të bënin kurrë koalicion me PDK-në dhe kurrë nuk do ta votonin Thaçin president.

Përveç deputetëve që nuk morën pjesë fare në seancës e zgjedhjes së presidentit, kishte deputetë të tjerë të LDK-së, të cilët kishin thënë se nuk do ta votonin Thaçin.

Njëra prej tyre ishte edhe deputetja Alma Lama, e cila ka ndërruar qëndrim në momentet e fundit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Instituti i Psikiatrisë Forenzike po zgjerohet, Nimoni: Projekti pritet të përfundojë brenda disa muajve

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart