Mustafa: Qeverisë duhet dhënë hapësirë të punojë normalisht, nuk e ka lehtë

E publikuar: 03/02/2020 18:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij dhe të kabinetit qeveritar.

Mustafa i cili është edhe partner i Kurtit në këtë qeveri, ka thënë se Kosova sot kompletoi të gjitha institucionet e saja, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Mustafës:

Uroj Kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen e tij dhe të kabinetit qeveritar.

Ecëm ngadal, me vështirësi, por arritëm në cak. Kosova sot kompletoi të gjitha institucionet e saj.

Pritjet janë të mëdha, ashtu sikurse edhe premtimet, por Qeverisë duhet dhënë hapësirë të punojë normalisht. Nuk e ka leht! IM