Mustafa pret Nuland: Kosova e themelon Gjykatën Speciale

E publikuar: 12/07/2015 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka pritë sot zv/sekretaren amerikane të Shtetit Victoria Nuland.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Mustafa shprehu falënderimet e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tu’ theksue se për këtë mbështetje të përhershme, Republika e Kosova ka me qenë gjithmonë mirënjohëse.
Kryeministri Mustafa dhe Ndihmës Sekretarja Nuland biseduen edhe për krijimin e Dhomave të Specializueme dhe randësinë e madhe që ka për Kosovën themelimi i tyne, pasi që kjo dëshmon se Kosova ka kapacitet për me marrë vendime të randësishme për të ardhmen e saj, për me përmbushë obligimet ndërkombëtare, si dhe për me ecë përpara në integrimet euroatlantike. Në këtë kontekst, Kryeministri theksoi se Republika e Kosova ka me i marrë të gjitha obligimet që ka dhe ka me ecë sigurt në rrugën e saj drejt të ardhmes euroatlantike.
Nga ana e saj, Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit për Çashtje të Europës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, vlerësoi progresin në Republikën e Kosovës, tue shprehë përkrahjen e mateshme të Shteteve të Bashkueme të Amerikës për Kosovën.