Mustafa pret në takim ambasadorin italian Nicola Orlando

E publikuar: 03/09/2020 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Gjatë këtij takimi, Mustafa e njoftoi ambasadorin Orlando për qëndrimet e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike, në veçanti për luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Po ashtu Mustafa e falënderoi ambasadorin Orlando për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë që i ka dhënë vendit tonë.

Ambasadori Orlando, siguroi se Italia do të punojë ngushtë me Kosovën dhe do ta mbështesë vendin për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Në takimin ishin të pranishëm edhe nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri dhe ministri Besian Mustafa.