Mustafa: Po punojmë për arritjen e marrëveshjeve (Video)

E publikuar: 29/06/2015 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka folur për mediat pas ndërprerjes së takimit me palën serbe në Bruksel. Kjo ndërprerje erdhi për shkak të angazhimeve të përfaqësues së lartë të BE-së Federica Mogherini, që do të marrë pjesë në samitin e organizuar mes BE-së dhe Kinës.

Siç njofton agjencia e lajmeve “Tanjug”, kryeministri i Kosovës ka thënë që të dy palët i kanë përafruar qëndrimet lidhur me Asosacionin e Komunave Serbe, pos kësaj sipas Mustafës është biseduar edhe për telekomunikacionin, transmeton Klan Kosova.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se deri në fundin e këtij raundi të bisedimeve pret marrëveshje në të katër temat që janë në rend të ditës.

“Po punojmë në të katër fushat në përpjekje për arritjen e marrëveshjeve dhe nënshkrimin e tyre. E kam ndërruar biletën, nuk do të udhëtoj sonte në Berlin, por nesër në mëngjes”, ka thënë Mustafa.