Shefi ekzekutiv i PTK-së, Agron Mustafa në një intervistë në RTK foli për humbjet e vitit të kaluar në këtë institucion, prej 30 milionë euro, duke thënë se ky është trend botërorë.
“Rënja e të hyrave nui po ndodhë vetëm në PTK. Të dhënat e fundit tregojne se në Shqipëri varësisht nga operatorët ka rene të hyrat nga 10% deri në 17 %. Kjo ka të bëjë më trendin global që vet telekomunikacioni ka rënie”, tha ai.
Por, Mustafa tha se më nuk do të ketë rënie, pasi që ata e kanë zënë hapin.
“Po e kemi zënë hapin. Figurat e dy muajve të fundit tregojnë dhe janë disa gjëra pozitive dhe janë premtuese. Me kalimin e kohës, rënra veç ka filluar të ndalet. Jo më nuk do të ketë rënje më”, tha ai.