Mustafa pas fitores së Sebastian Kurzit: Presim vazhdimin e përkrahjes nga Austria

E publikuar: 16/10/2017 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se fitorja e Sebastian Kurzit në Austri është lajm i mirë për Austrinë dhe Evropën.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka shkruar se presin vazhdimin e mbështetjes për Kosovën nga Austria.

Ky është postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Fitorja e ÖVP-së dhe Sebastian Kurz-it është lajm i mirë për Austrinë dhe Evropën.

Evropa po bashkohet rreth vlerave të partive të qendrës së djathtë, të tubuara në gjirin e EPP-së, ku bën pjesë edhe LDK-ja, e cila do të korrë fitore në zgjedhjet e 22 tetorit në Kosovë.

Nga Kancelari Kurz presim vazhdimin e përkrahjes së madhe që Austria po jep për Kosovën.

Urime fitoren Kancelarit të ardhshëm Sebastian Kurz, partive simotra në EPP dhe popullit austriak!