Kryeministri Mustafa nuk flet për zgjedhjen e presidentit

E publikuar: 15/02/2016 12:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk ka dashur të flasë për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Mustafa po ashtu nuk ka folur as për situatën politike në vend pavarësisht pyetjeve të gazetarëve që ia kanë bërë gjatë vizitës që ai ka bërë në Panairin e Punës që është hapur sot në Prishtinë.

Me këtë rast Mustafa theksoi rëndësinë e punësimit në vend dhe inkurajoi bizneset për punësimin e të rinjve.