Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka konfirmuar pas takimit të sotëm të Presidentit Hashim Thaçi me të gjitha partitë politike, se që nesër do të mblidhet Kryesia e LDK-së që të diskutuar për emrin e mandatarit për Kryeministër.
“Jemi të bindur se në kot momente nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe shpërndarje të Kuvendit. Jemi në kohë pandemie dhe kërkon mobilizim të të gjithë aparatit shtetëror për ta fituar betejën kundër Covid-19”.
“Qeveria e re do të kishte kapacitete që të marrë përgjegjësi për dialogun, rimëkëmbjen ekonomike dhe shëndoshjen partneritetit me SHBA dhe BE – që ne të shtyjmë përpara procesin e shtetësisë së Kosovës, liberalizimin e vizave…”.
“Si LDK jemi shprehur se jemi të gatshëm që ta marrim këtë përgjegjësi, jo që jemi të etur për pushtet, apo sa na pëlqen ta marrim përgjegjësinë tash, por jemi parti që duam t’i shërbejmë vendit dhe demokratizimit të vendit”.
Mustafa ka pohuar se sot kanë pasur kontakte me AAK-në, Nisman dhe disa parti tjera për t’u marrë vesh për formimin e Qeverisë.
“Sot kemi komunikuar me AAK, Nisman, përfaqësuesit e partive joshumicë në parlament dhe kemi marrë vullnetin dhe përkushtimin e tyre. Jemi të bindur se me këto subjekte kapërcehet ajo që kërkon kuvendi dhe Qeveria. Nesër do ta kemi kryesinë e LDK-së ku do të konsultohemi për mandatarin”.
“Vullneti që del nga organet e LDK-së. Kam disa çështje të mia personale që jam i kujdesshëm për to dhe përcaktimi për mandatarin duan të jetë në vullnet të plotë të LDK-së”.
“Nuk shoh mundësi që ketë vit të merremi me autostradat. Të gjitha mjete duhet të kthehen në rimëkëmbie ekonomike dhe në shëndetësi. Për demarkacionin, Kuvendi e ka ratifikuar vendimin. Jemi të hapur nëse ata janë të gatshëm për gjetjen e një zgjidhje por marrëveshja është e ratifikuar”.