Presim të diskutojmë lidhur me sfidat të cilat ne i kemi lidhur me përgjegjësinë që ne e kemi marrë me qeverisjen e vendit, ka theksuar Mustafa.
Kryeministri i vendit, njëherësh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa, ka pohuar se në Kuvendin e Punës së LDK-së, i cili do të mbahet nesër, do të diskutohet për sfidat lidhur me përgjegjësinë që ka marrë LDK-ja për të qeverisur vendin dhe rrugën që duhet ndjekur për realizimin e premtimeve të dhëna.
“Presim të diskutojmë lidhur me sfidat të cilat ne i kemi lidhur me përgjegjësinë që ne e kemi marrë me qeverisjen e vendit. Lidhur me bashkërenditjen e qeverisjes me partnerë të tjerë të koalicionit dhe lidhur me harmonizimin e mëtutjeshëm të programit qeverisës me programin politik. Sepse gjithmonë kemi nevojë të diskutojmë bashkë, të bashkëbisedojmë t’i këmbejmë mendimet dhe të bindemi se cila është rruga më e mirë që ne ti realizojmë premtimet tona që u kemi dhënë qytetarëve”, tha ai.
Këtë deklaratë kryeministri e bëri gjatë një vizite në Komunën e Vitisë, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti.