Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Arban Abrashi ka postuar njoftimin e Qeverisë për Samitin e Vjenës ku po merr pjesë edhe Kryeministri Mustafa. Ai ka thënë se Mustafa do të prezantojë progresin e arritur në Kosovë, por nuk ka përmendur nëse Kosova do të prezantojë ndonjë projekt siç bëjnë vendet tjera pjesëmarrëse.
Lexoni të plotë postimin:
Në këtë samit shumë të rëndësishëm për rajonin, janë të pranishëm edhe kancelarja Federale Gjermane, Angela Merkel, kancelari Federal Austriak Ëerner Faymann, komisionerja Evropiane Federica Mogherini, kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë, si dhe përfaqësues të shteteve të tjera evropiane, të mekanizmave të BE-së dhe të institucioneve ndërkombëtare financiare.
Në sesionet e këtij samiti, do të trajtohen tema të rëndësishme që lidhen me situatën ekonomike, proceset e reformave, rininë, edukimin, energjinë, transportin, e tema të tjera me rëndësi për vendet dhe qytetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë samitit do të prezantojë progresin që po arrihet në Kosovë në shumë fusha dhe hapat e mëtejshëm të Republikës së Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë, thuhet në njoftim.