Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa është deklaruar pas takimit me kryetarët e Degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai tha se pret që deri ka mesi i muajit mars të kryhen zgjedhjet e brendshme në LDK,“Jo nuk janë përmendur. Ju kemi thënë që të mendohem dhe të bëjnë propozime. Të kemi propozime prej Degëve dhe prej Kryesisë dhe ta [përmbyllim këtë proces sa më shpejt. Nuk kemi caktuar datë.
Afati më i largët i mbledhjes është 60 ditë por ne nuk do ta presim 60 ditëshin, do të bëjmë përpjekje që më së largu në mesin e marsit ta mbyllim këtë procese”, ka thënë më tutje ai.Për sa i përket humbjes së LDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe renditja e kësaj partie e treta në këto zgjedhje, Mustafa tha se ka pasur një rrëshqitje të votës së qytetarëve për LDK’në. “Për mua është vështirë që të përgjigjem sepse nuk e kemi pritur askund dhe në asnjë ven këtë rezultat. Nuk kemi pas as një vlerësim të tillë gjatë fushatës që e kemi bërë në tërë Kosovën. Ka ndodhur një rrëshqitje e votës dhe qytetarët mund ta dinë se pse e kanë bërë atë”, ka thënë më tutje ai.
Mustafa: Në mars përmbyllet procesi i zgjedhjeve të brendshme të LDK-së
NGA KATEGORIA