Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka theksuar se ndërtimi i shtetit të Kosovës bazohet në besimin në kombin dhe aleatët strategjikë, duke veçuar partneritetin me SHBA-në, NATO-n dhe miqtë ndërkombëtarë.
Ai tha se Kosova ka ecur përpara falë këtyre aleancave dhe se angazhimi institucional mbetet në transparencë, vendimmarrje të përgjegjshme dhe politika zhvillimore që forcojnë rendin, ligjin dhe funksionalitetin e shtetit.
“Angazhimi ynë është për transparencë, komunikim të hapur me qytetarët dhe vendime të përgjegjshme që forcojnë institucionet. Nuk ka vend për paqartësi apo projekte që dobësojnë shtetin. Përkundrazi, po punojmë për funksionalizim të plotë në shërbim të rendit, ligjit dhe mirëqenies. Na duhen politika zhvillimore, të qarta dhe të harmonizuara me kohën. Në krah të miqve tanë, veçanërisht të SHBA-së, do të vazhdojmë me vendosmëri, besim dhe vizion për një Kosovë më të fortë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Postimi i plotë i tij:
Besoj shumë se shteti ndërtohet me besim në kombin tonë dhe në aleatët tanë strategjikë.
Kosova ka ecur përpara falë partneritetit me SHBA-në, NATO-n dhe miqtë tanë ndërkombëtarë. Kjo rrugë është e qartë dhe pa dilema, rruga e sigurisë, lirisë dhe zhvillimit.
Angazhimi ynë është për transparencë, komunikim të hapur me qytetarët dhe vendime të përgjegjshme që forcojnë institucionet.
Nuk ka vend për paqartësi apo projekte që dobësojnë shtetin. Përkundrazi, po punojmë për funksionalizim të plotë në shërbim të rendit, ligjit dhe mirëqenies.
Na duhen politika zhvillimore, të qarta dhe të harmonizuara me kohën.
Në krah të miqve tanë, veçanërisht të SHBA-së, do të vazhdojmë me vendosmëri, besim dhe vizion për një Kosovë më të fortë.

















