Mustafa: Me partnerët e koalicionit nuk biseduam për presidentin

E publikuar: 23/10/2020 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas takimit të krerëve të koalicionit qeverisë, kryetari j LDK-së, Isa Mustafa tha se ky takim ishte zhvilluar për tu dakorduan për ligjin për buxhetin dhe harmonizimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Tutje ai tha se çështja e presidentit dhe koalicionit nuk është diskutuar në këtë takim.

“Unë vlerësoj që kjo çështje nuk është mirë të hapet tani derisa kemi presidentin në zyrë dhe ka mandat”, tha ai.

Ai ka komentuar edhe mundësinë e konfirmimit të aktakuzës nga Specialja për presidentin Thaci.

“Askush nuk ka informata se çka ndodh atje dhe po ashtu nuk dihet se kur mund të veprojë gjykata speciale me ngrite te aktakuzave apo me mos ngritje sepse ka mundësi që ajo që mos të bëhet publike në një periudhë të caktuar ose ka mundësi që gjykata të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që procedurat ta përfundojë nuk kam biseduar për këtë me presidentin jam i bindur që as presidenti nuk ka informata për ato çështje nëse sfidohemi në një moment atëherë ne duhet të ulemi dhe shohim rrugëdaljen”, tha ai.