Mustafa: LDK është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore

E publikuar: 26/12/2020 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa përmes një statusi në Facebook ka thënë se janë të gatshëm për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore.

Ai ka njoftuar se në kryesi kanë biseduar për zgjedhjet e reja, ndërsa nesër ka thënë se kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të nënkryetarit të LDK-së, do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe.

Ky është statusi i tij i plotë:

Të nderuar veprimtarë të LDK-së

Diskutuam sot në Kryesi për zgjedhjet e reja, pas takimeve disaditore që i kisha me kryetarë të degëve.

LDK është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore. Do t’u japim shans gjithë atyre që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve.

Kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të nënkryetarit të LDK-së, nesër do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh. IM