Mustafa kritikon ashpër Viola von Cramon: Raportuese e VV-së apo e shtetit që VV synon ta shndërrojë në diktaturë?

E publikuar: 14/01/2024 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka hedhur kritika ndaj raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Ai ka thënë se po harrojnë ta falënderojnë von Cramon për “kontributin e jashtëzakonshëm të saj për ardhjen e VV’së në pushtet”.

Mustafa ka shkruar se von Cramon e mbajti lart flamurin e VV’së duke atakuar partitë opozitare tash para zgjedhjeve.

Ai ka thënë se nuk e di a është raportuese e VV’së apo e shtetit që VV synon çdo ditë ta shndërrojë në diktaturë.

“Po harrojnë ta falënderojnë raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për ardhjen e VV-së në pushtet. Jashtë çdo norme normale, me subjektivizëm të pashoq, me përzierje flagrante në relacionet e brendshme partiake e demokratike e me anim të hapur, Cramon e mbajti lartë flamurin e Vetëvendosjes, duke atakuar para zgjedhjeve partitë që sot janë në opozitë. Sot nuk e di a është raportuese e VV-së apo e shtetit që VV synon çdo ditë ta shndërrojë në diktaturë?!”