Kryeministri Isa Mustafa, ka hedhur poshtë pretendimet e deputetëve opozitarë se Kuvendi dhe Qeveria po e shkelin Kushtetutën e Kosovës duke i riproceduar në Kuvend amendamentet për themelimin e Gjykatës Speciale. Ai tha vendi nuk ka pse ti ikë përgjithësisë për zbardhjen e krimeve dhe as të frikësohet ndaj pretendimeve të ngritura ndaj luftës së UCK’së.
Isa Mustafa tha se rregullorja e kuvendit në asnjë pikë të saj nuk e kufizon mundësinë e riprocedimit të këtyre amendamenteve në Kuvend nga ana e Qeverisë.
“Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit nuk e kufizon mundësinë qe Qeveria e Kosovës te riprocedoj në kuvend amendamente të tilla”, tha kryeministri i Kosovës gjatë prezentimit të arsyeje se pse u riproceduan në Kuvend këto amandamete.
“Në rastin konkret nuk kemi asnjë shkelje kushtetuese”, shtoj Mustafa, përcjell Gazeta Express.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës mendon se zbardhja e të vërtetës për disa pretendime që janë ngritur ndaj UCK’së është një sfide që duhet përballur Kosova, si vend që ka përfaqur rrugën evropiane.
“Kemi pasur adresime dhe porosi të qarta nga të gjitha vendet mike se ne duhet ta marrim përgjithësinë për ta themeluar këtë gjykatë”, citon Gazeta Express Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.