Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka thënë se qeveria që ka udhëhequr ai, pas “17 vjetësh paqartësi”, ka ofruar zgjidhjen më të mirë për Kombinatin “Trepça”.
“E shpëtuam nga falimentimi, i hapëm perspektivë të fuqishme zhvillimore, i bëmë minatorët bashkëpronarë të Trepçës”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.