Mustafa: Kodi telefonik element i shtetësisë, përfitimet janë milionëshe

E publikuar: 15/12/2016 11:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka uruar qytetarët për marrjen e kodit telefonik për Kosovën +383.
Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook, është shprehur se Kosova me marrjen e këtij kodi ka shënuar arritje një hap të rëndësishëm për kompletimin e shtetësisë.

“Sot, Republikës së Kosovës i është alokuar kodi telefonik ndërkombëtar +383. Kosova ka shënuar një arritje të madhe duke bërë një hap të rëndësishëm në kompletimin e elementeve të shtetësisë.”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij kodi ndërkombëtar e forcon sovranitetin e shtetit.

“Ndarja e kodit telefonik ndërkombëtar e forcon sovranitetin dhe subjektivitetin e shtetit. Përfitimet ekonomike të Republikës së Kosovës do të jenë milionëshe. Urime!”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook./GazetaExpress/