Mustafa: Kisha harruar që kisha ditëlindjen

E publikuar: 19/05/2015 23:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa  me 15 maj ka festuar ditëlindje e tij të 64 – të.

Lidhur me këtë, kryeministri i vendit, në emisionin “Sonte”, të Berat Miftarit, ka thënë se ishte i lumtur që ditën e ditëlindjes kishte pranuar as shume urime. Ai ka thënë se ishin bashkëpunëtorët që ia kanë kujtuar se e kishte ditëlindjen sepse nga angazhimet e shumta, kishte harruar se kishte ditëlindjen.

“Më thënë të drejtën e kisha harrua se kisha ditëlindjen, sepse në qeveri kur shkon ka shumë punë dhe kisha shumë takime. Por, ishin bashkëpunëtorët e mi që kur hyra në zyre ma kujtuan se kam ditëlindjen”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq, i pyetur se sa është aktiv në rrjetin social “Facebook”, Mustafa ka thënë së është shumë i hapur me qytetarët sepse sipas tij ndonjëherë jep mendime dhe merr mendim. Por, ai ka thënë se rrjetet sociale janë të nevojshme sepse siç thotë ai nuk është gjithmonë që ja qëllon dhe ka nevojë ti lexoj komentet e personave.

Ndryshe, kreu i Qeverisë së Kosovës është i lindur me 15 maj 1951 në Prapashticë, transmeton zeri.info

Kjo është ditëlindja e parë në pozitën e kryeministrit. Ai ditën e ditëlindjes  e nisi në mbledhjen e Qeverisë së Republikës.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020