Mustafa: Kërkon të ndalet masakra e Serbisë në Parlamentin e Kosovës

E publikuar: 09/09/2017 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa duke e ka shkruar për situatën aktuale pak para se të vazhdojë seanca për votimin e Qeverisë Haradinaj, ka thënë se është e tmerrshme gjendja në Kuvend.

Ai ka bërë thirrje që zgjidhja të gjendet në shumicën shqiptarë, por pa ndikimin e Listës Serbe.

“Është e tmerrshme kjo gjendje në Kuvendin e Kosovës. Zgjidhja është në shumicën shqiptare në Kuvend. Prandaj sot do të duhej të tërhiqet apo të rrëzohet ky koalicion dhe të themelohet koalicioni i madh pa PDK-në dhe pa ndikim të Listës Serbe. Nuk duhet të lejojmë këtë masakër të Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës”, është shprehu Mustafa në Facebook.