Mustafa kërkon nga ministri Murati që të gjejë zgjidhje për shtesat e pensionistëve

E publikuar: 20/05/2021 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka kërkuar nga ministri i Financave, Punë dhe Transfere, Hekuran Murati, që të ofroj zgjidhje për pensionistët, pas ndalimit të shtesave për pensionistët, raporton Ekonomia Online.

“Gjatë fushatës zgjedhore ky pushte premtoi rritje të pensioneve dhe në vend së të punoni në këtë drejtim këta u mblodh dhe bënë të kundërtën. Ministër ulu me kabinetin tënd dhe atë qeveritar dhe na ofro zgjidhje për pensionistët, mjekët e policët, nëse struktura buxhetore nuk po të lejon, rishikoje buxhetin”.

“Programi juaj nuk thotë asnjë fjalë për ndihmë që do t’i ofroni sektorit privat për të dalë nga pandemia ju thjesht supozoni se rimëkëmbja ekonomike do të ndodhë vetvetiu si me magji”.