Mustafa: Kam biseduar me Thaçin e Veselin për zgjedhjen e presidentit të ri

E publikuar: 16/11/2020 19:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një intervistë për RTV21, tha se kërkon nga subjektet politike bashkëpunim për gjetjen e një zgjidhje për postin presidentit.

Sipas tij, posti i presidentit nuk duhet ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Ne s’mund të them që s’kemi diskutuar. Kemi diskutuar edhe para shkuarjes në Hagë të presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Veseli. Kemi bërë përpjekje që të gjejmë një zgjidhje e cila kishte me qenë zgjidhje me një përfshirje të gjerë të komunikimit dhe diskutimit lidhur me pozitën e ardhshme të presidentit në mënyrë që të mos jetë shkas i shkuarjes në zgjedhje të reja”, tha Mustafa.

Ai ka bërë të ditur se nuk kanë komunikuar me PDK-në dhe Vetëvendosjen lidhur me këtë çështje.

“Në moment ata që janë të gatshëm, por edhe Vetëvendosja jemi të vullnetshëm të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje. Me Vetëvendosjen nuk kemi diskutuar për këtë çështje, sepse ata kanë qenë të prerë duke kërkuar vetëm zgjedhje”, tha Mustafa.