“Qeveria zbaton kritere te njëjta për të gjitha komunat dhe për të gjithë qytetarët. Nuk ka asnjë arsye që një komune, në këtë rast Juniku, të ndihet e diskriminuar, kush s’i zbatoi rregullat do të japë përgjegjësi”.
Kryeministri Isa Mustafa në profilin e tij në Facebook ka thënë se qeveria është e barabartë për të gjitha komunat e Kosovës dhe Juniku nuk është lënë anash.
“Qeveria zbaton kritere te njëjta për të gjitha komunat dhe për të gjithë qytetarët. Nuk ka asnjë arsye që një komune, në këtë rast Juniku, të ndihet e diskriminuar”.
Kjo deklaratë e kryeministrit ka ardhur pasi kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi në një konferencë për media akuzoi qeverinë e Mustafës për diskriminim, sipas tij për shkak të buxhetit të ulët që kësaj komune i ndahet nga shteti.
Kreu i qeverisë po ashtu ka shtuar se kushdo që nuk e ka zbatuar rregullin e shpërndarjes së granteve për kokë banori në komuna, do të japë përgjegjësi për veprimet.
“Nëse del se rregulla nuk është zbatuar si duhet, ajo do të zbatohet, ndërkaq ata që s’e kanë zbatuar duhet të japin përgjegjësi. Nuk mund të ketë dallime të tilla te granti i përgjithshëm për kokë banori ndërmjet komunave, edhe përkundër zbatimit edhe të kritereve tjera, përveç numrit të banorëve. Ministria përkatëse dhe Departamenti i buxhetit te komunave do te jap shpjegim konkret lidhur me zbatimin e kritereve”, ka shruar Mustafa.
Gjatë konferencës për media të mbajtur në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuçi ka thënë se “Komuna e Mamushës është shumëfish më e vogël me territor se sa Juniku ndërsa ka mbi 400 mijë euro buxhet për investime kapitale”.
Kësaj deklarate të Agron Kuçit i është përgjigjur edhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti i cili ka thënë se Komuna e Junikut ka marrë buxhet shtesë nga qeveria.
“Komuna e Junikut ka qenë në mesin e tri komunave të vetme që janë përkrahur me buxhet shtesë gjatë rishikimit të buxhetit në korrik”, ka shkruar Hoti në Facebook, duke iu kundërpërgjigjur kryetarit të komunës së Junikut, Agron Kuçi,